Lideri Shkupi ka shënuar fitore në derbin lokal kundër Rabotnickit me rezultat 1-0, në javën e 20-të të ligës së parë, në takimin e zhvilluar sot pasdite në stadiumin Arena Todor Proeski në Shkup. Golin e tre pikëve e ka shënuar Radeski, i cili shënoi një gol të bukur, pas asistit po të bukur të Adetunxhit.
Sulmuesi i Shkupit ishte i papërmbajtshëm në zonë e rreptësisë dhe realizoi për 1-0 në minutën e 68-të.
Me këtë fitore Shkupi është një hap më afër titullit, kurse Rabotnicki ishte i pafuqishëm në këtë takim.
Në javën e ardhshme Shkupi është nikoqir i Tikveshit, kurse Rabotnicki është mysafir i Skopjes.
Foto:Sportmedia.mk