Lirimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia e konsideron si parakushtin për të zbatuar planin e çtensionimit të situatës në veri të vendit.
Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se në këto kushte kur 3 policët e Kosovës po mbahen të arrestuar pa asnjë shkak, Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie tjetër me Serbinë deri në zgjidhjen e kësaj situate.
“As nuk diskutohet që sa kohë ata njerëz të jenë atje, marrëdhëniet tona janë pa asnjë gjë të re, përkundrazi. Marrëdhëniet tona me Serbinë sot janë vetëm për këtë punë, nuk kemi asnjë marrëdhënie tjetër për asnjë gjë tjetër. Dhe unë uroj që lirimi i tyre të ndodhi sa më parë.
Nuk bëhet fjalë për të pasur asnjë zhvillim tjetër në marrëdhëniet tona pa u zgjidhur kjo. Nuk diskutohet. Dhe nuk është ultimatum, nuk është kërcënim. Është thjesht dhe vetëm pasojë e në fakti”, u shpreh Kryeministri Rama. /tvklan.al