Ashtu siç merr vesh portali ynë Open-TV skuadra e Bashkimit nga Kumanova sonte në orët e mbrëmjes pritet ta prezantoj përforcimin më të madh deri tani. Bëhet fjalë për Alpaj Jusuf, fubollistin me përvojë nga Liga e parë dhe e dytë.
25-vjecari, i cili luan në rolin e mesfushorit defensiv, kthehet në qytetin e lindjes në Kumanovë pas aventurës së fundit që pati te Detonit Plackovica.
Jusuf si futbollist është rritur dhe formuar te Milano e Kumanovës për të bërë karrierë te Lokomotiva, Sileks, Pehcevo, Kadino, Pelister, Skopje dhe Detonit Plackovica.
Deri tani Bashkimi ka sjell dy futbollistët e rinj dhe me perspektivë: Atdhe Kadriu nga Makedonija GJP dhe Leonid Filipovski nga Rabotnicki i Shkupit, ndërsa kanë ndarë rrugët me trajnerin Muamer Rustemi. Në ditët në vijim priten edhe prurje të reja.
Ndonëse ende nuk është tërhequr shorti, Liga e dytë e Maqedonisë pritet të startoj nga mesi i muajit gusht.(Open-TV)