Skuadra e Rabotniçkit vazhdon me rikonstruksionin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Prurja më e re është Mevlan Murati, mbrojtësi që vjen nga Shkëndija.
Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Rabotniçkin dhe duhet të forcojë konkurrencën në mbrojtjen e skuadrës.
Mevlan Murati është një ish-lojtar i kombëtares së të rinjve, pjesëtar i “gjeneratës së artë” të Maqedonisë, e cila në vitin 2017 mori pjesë në Kampionatin Evropian për futbollistët nën 21 vjeç në Poloni.
Futbollisti 29-vjeçar luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, por mund t’i përgjigjet në mënyrë adekuate edhe pozicionit anësor të majtë.
Sezonin e kaluar Murati ka luajtur 24 ndeshje me fanellën e Shkendijës, prej të cilave 18 kampionate dhe gjashtë ndeshje evropiane, me gjithsej 1825 minuta.