Me rastin e muajit të madhnueshëm të Ramazanit, drejtori i SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” nga Kumanova, Nagri Rexhepi, ka apeluar derit tek prindërit dhe nxënësit që të mos bëjnë ç’rregullime në orar dhe vonesa në orët mësimore.
Rexhepi në një proncim për Open-TV deklaroi se Ramazani e ka vlerën dhe peshën e vet, por edhe shkolla e ka vlerën dhe peshën e vet.
“Ne si shkollë në koordinim me shkollat e tjera të mesme të kumanovës me mësim në gjuhën shqipe kemi bërë disa lehtësime për nxënësit, por prap kemi vonesa, sidomos në ndërrimin e parsaditës, prandaj për këtë shfrytëzuam mekanizmat tonë, ku kemi biseduar me kujdestarët e klasave, prindërit, por në dy ditët e para, kjo nuk dha shumë rezultat. Ne vendosëm që bashkarisht me shkollat e mesme t’i drejtohemi myftinisë së Kumanovës, ku kërkuam që ata ta bëjnë apelin e njëjtë tek prindërit. Me këtë rast falënderojmë myftinën e Kumanovës për mirëkuptimi, të cilët reaguan dhe e bën apelin. Ne me këtë duam t’ua bëjmë me dije Ramazani e ka vlerën dhe peshën e vet, por edhe shkolla e ka vlerën dhe peshën e vet. Shpresojnë në mirëkuptim nga prindërit”, u shpreh Nagri Rexhepi, drejtor i SHMK Gjimnazi Sami Frashëri. (Open-TV)