Në mesin e poetëve të mërgatës
Poetja Sadije Aliti ishte pjesëmarrëse e Festivalit të poezisë dhe muzikës krijuese shqiptare në Diasporë, festival i organizuar për të 18-tën herë në Malmo të Suedisë.
Poezia konkurruese “Çobanesha e trishtuar ” u nderua me çmimin “Gani Xhafolli”.
Në sallën e bukur të Komunës së qytetit Malmö të Suedisë, pas pauzës dy vjeçare për shkak të pandemisë, ishte një ngjarje e kulturës së dyfisht, gërshëtimi i dy llojeve të artit, i poezisë dhe muzikës klasike në praninë e shumë qytetarëve shqiptarë e suedezë, nën organizimin e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, u mbajtë Festivali i XVIII-të i Poezisë e Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë. Pjesëmarrës ishin poet e krijues artist nga Norvegjia, Danimarka, Gjermania, Zvicra, Maqedonia, Kosova, Shqipëria etj.
Sadije Aliti, theksoi se ky festival dhe shumë organizime të tjera kulturore kanë një rëndësi shumë të madhe për ruajtjen e traditës, kulturës e gjuhës shqipe në mërgatë, ishte një kënaqësi e veçantë prania në mesin e krijuesve të mërgatës.
Poezitë vlerësuese u shpërblyen me mirënjohje.