Tani kampioni aktual, skuadra e Struga Trim Lum ka festuar me përmbysje dhe rezultat final 1:2 në ndeshjen jashtë fushe kundër Shkëndijës në Tetovë.
Ndonëse vendasit arritën të kalojnë në epërsi prej 1:0 me golin e Shalës në minutën e 58-të, jo vetëm që nuk mjaftoi për një rezultat të favorshëm, por mysafirët bënë një kthesë të vërtetë.
Kapiteni i Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani, i cili fillimisht me ndihmën e Radeskit arriti të barazojë në 1:1 në minutën e 79-të, e më pas në të 84-ën me një goditje të matur nga një kënd i zhdrejtë i solli Struga Trim Lum një fitore të madhe ndaj një kundërshtari të fortë.
Skuadra e Shkupit ka festuar me rezultat 3-0 ndaj Makedonija GJP me dy golat e Adetunjit dhe një të Ali Ademit. Në një ndeshje tipike ku vendasit dominuan, kaluan në avantazh në fund të pjesës së parë dhe në minutën e 70-të gjithçka përfundoi.
Sileksi me golat e Marko Gjorgievskit dhe David Manasievskit fitoi ndaj Rabotniçkit me rezultat 2:0, ndërsa sërish në Shtip, edhe pse vendasja Bregallnica përmes Dodevit kaloi në epërsi ndaj Akademia Pandev, megjithatë ishte Trajkov ai që realizoi për 1-1 dhe vizitorët fituan një pikë të artë në përpjekjen e tyre për të qëndruar në ligë.
Më në fund, në Kavadar, Tikveshi pas pjesës së parë, 0-0, në pjesën e dytë realizoi katër gola ndaj Skopjes, me autorë: Ivanovski, dy Spahiu dhe Mirkoviç, arritën të triumfojnë me rezultat prej 4:0.