Tikveshi – Shkupi, e diel ora 16:00
Nesër Shkupi do të udhëtojë për në qytetin e Kavadarit, ku do të përballet me Tikveshin. Për faqen zyrtare të bardhebluve ka folur mbrojtësi i majtë, Blerton Sheji:
– Realisht pauza na ka ndihmuar që të rikuperohemi fizikisht dhe të përgatitemi psiqikisht për ndeshjet e ardhshme, të cilët i llogaris si finale në vete. Jemi në një fazë ku çdo gabim mund të kushtojë në garën për titull. Gjatë kësaj kohe i kemi analizuar edhe kundërshtarët me të cilët do të përballemi.
– Kundër Tikveshit do jetë një ndeshje e vështirë, sepse në shtëpi ata gjithmonë luajnë me më shumë vetëbesim dhe organizim. Por besoj që nga atje do kthehemi me tri pikë.
Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejtë në tv.ffm.mk. (Euforia)