Skuadra e Shkëndijës së Haraçinës, sot, në terenin e Ilindenit i nisi përgatitjet dimërore për stinorin pranveror në Ligën e Tretë-Veri. Objekti i haraçinasve është ngjitja në Ligën e dytë. Këtë e ka të qartë edhe trajneri i ri, Erkan Murseli.
Ai tregoi se në cilat pozita është përforcuar skuadra.
Sipas tij, ndeshja derbi me GFK Kumanovo do të vendos gjithçka.
Trajneri Murseli ka një premtim për tifozët Çlirimtarët.
Edhe dy futbollistët Sevim Aliji dhe Xhavit Bushi janë të bindur se do ta fitojnë titullin e kampionit.
Shkëndija fazën e parë përgatitore do ta zhvillojë në Ilinden, kurse kryesia po planifikon që për fazën e dytë të transferohen në Dojran. Haraçinasit e kanë mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e dytë me 33 pikë, një më pak se kampionia GFK Kumanovo. Ndeshjen e parë në sezonin pranveror Shkëndija e luan si mysafir i Euromilkut.