KF Shkëndija e Haraçinës është shumë aktive në këtë afat kalimtar. Pas prezantimit të dy ditëve të fundit (Trpeskit dhe Todorovskit), radhën e pati transferimi “bombastik” tek ky klub, shkruan Open-TV.
Jusuf Aliu është përforcimi i radhës për kuqezinjtë e Haracinës.
Ai luan në pozitën e mesfushorit, ndërsa vjen nga Detonit Plackovica e ligës së dytë, ku ishte ndër më të mirët.
Postimi:
𝐖 𝐄 𝐋 𝐂 𝐎 𝐌 𝐄
Përforcimi i radhës vjen me mesfushorin Jusuf Aliu një emër i njohur për futbollin vendor , ai ka luajtur në disa ekipe të ndryshme në ligën e parë dhe të dytë. Sezonën e fundit ka luajtur në ligën e dytë te ekipi i Detonit Plaçkovica.
Kemi nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësinë për ta vazhduar.
Me këtë perforcim dhe disa prurje tjera, KF Shkëndija synon seriozisht Ligën e Dytë.
Mirë se na erdhe Jusuf ![⚫️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/te/1/16/26ab.png)
![🔴](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t6e/1/16/1f534.png)
![⚫️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/te/1/16/26ab.png)
![🔴](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t6e/1/16/1f534.png)