KF Shkëndija është treguar e pamëshirshme ndaj Bujkovcit ditën e sotme, duke marrë një fitore tenistike në shifrat 6-0. Kjo ishte fitorja e shtatë radhazi e haracinasve, e parafundit në këtë edicion, shkruan Open-TV.
Ndeshja është luajtur në stadiumin e KF Fortuna në Hasanbeg.
Golat për kuqezinjtë ng haracina i kanë shënuar: Rrahim Ismaili (2), Artan Azemi (2), Jasir Beqiri (1) dhe Skender Abazi (1).
Pas kësaj fitore Shkëndija është e vetme në krye të tabelës së klasifikimit në ligën komunale të Gazi babës me 21 pikë. /Open-TV/