Përfaqësuesja e Shqipërisë, Ronela Hajati me “Sekret” mbyll udhëtimin në Festivalin Europian.
Nuk arrin të kualifikohet në natën finale që do të mbahet të shtunën.
Në foto poshte lista e shteteve që shkojnë në finale.
Ronela Hajati këndoi e para duke hapur festivalin me këngën e saj megjithëse i dha energji dhe adrenalinë skenës se ‘Pala Olimpico’ në Torino.
Megjithatë skenografia ku ndërthurej modernia dhe tradicionalja dhe veshja e saj skenike ishin realizuar në përsosmëri duke bërë publikun të kërcente nën ritmet e këngës ‘Sekret’ që përfaqëson Shqipërinë në këtë skenë të madhe të Europës.