Tifozët e FC Shkupi, Shvercerat, i kanë dërguar një mesazh të ashpër futbollistëve të tyre pak para fillimit të ndeshjes me Skopjen, sot, përcjell Open-TV.
Shvercerat sot nuk janë në tribunë, por mesazhin ua kanë përcjell lojtarëve përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook.
“Thjeshtë, shkurt dhe qartë! Luani me zemër, ose largohuni! Sot nuk jemi në tribuna, jeni vetëm. Skopje – SHKUPI. 28.08.2022”, thuhet në mesazhin e tyre.
Hidhërimi i Shvercerave vjen pas eliminimit nga Ballkani në Ligën e Konferenës, ku tifozët nuk u ndanë të kënaqur me angazhimin e tyre./Open-TV.