Ndonëse kaloi vetëm disa muaj në radhët e kampionit turk, Trabzonspor, mesa duket, të paktën sipas mediave në Turqi, Enis Bardhi mund të kërkojë një ambient të ri në merkaton e dimrit.
Kujtojmë se Bardhi erdhi nga Levante në Trabzon për 3 milionë euro, ai luajti mjaft mirë në gjysmësezonin vjeshtor, edhe në Europë, por duket se drejtuesit e Trabzonit janë në pritje të një oferte të mirë për përfaqësuesen tonë në mënyrë që të të jetë në gjendje ta shesë atë.
Kështu shkruan sot “61 Trabzon Haber”.