Nesër (25 maj) në fillim prej orës 11:00 në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup do të organizohet ceremoni përkujtimore për profesorin e ndjerë, Naim Ibrahimin nga fshati Opajë i komunës së Likovës, përcjell Open-TV.
Në mbledhjen përkujtimore do të lexohet referat për jetën dhe veprën e tij, si dhe do të evokohen kujtime nga veprimtarë të çështjes kombëtare.
Në këtë ceremoni kujtimi do të marrin pjesë mysafirë si: Avni Dehari, Sami Kurteshi, Etem Xheladini dhe shumë të tjerë.
Profesor Naim Ibrahimi ndërroi jetë në mars të këtij viti. /Open-TV/