• Impressum
  • Na Kontaktoni
October 3, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Sport Futboll

SPECIALE/ Nefi Useini, pronari i FC Voska Sport, flet për fillimin e sezonit të ri, ambiciet e klubit, bashkëpunimin me NK Maribor, historinë e emrit  të klubit…. (FOTO)

August 28, 2023
in Futboll
SPECIALE/ Nefi Useini, pronari i FC Voska Sport, flet për fillimin e sezonit të ri, ambiciet e klubit, bashkëpunimin me NK Maribor, historinë e emrit  të klubit…. (FOTO)
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistoi:Reshat Ibraimi

Ohër, 28 gusht – Në një intervistë ekskluzive për Open-TV, pronari i FC Voska Sport nga Ohri, Nefi Useini, ka folur për fillimin e kampionatit të ri në Ligën e  Parë dhe ambiciet e klubit në sezonin debutues të klubit të tij.
Intervista është realizuar në zyrën e tij në Ohër, ku ai na priti ngrohtësishtë, duke na uruar mirëseardhje.

Useini në këtë intervistë flet edhe për bashkëpunimin e ri me gjigantët slloven NK Maribor, si dhe për historinë e emrit të FC Voska Sport.

 

Open-TV: Zotëri Nefi Useini ka nisur sezoni i ri në Ligën e parë, ku janë zhvilluar katër xhiro. FC Voska Sport ka dy humbje, një fitore dhe një barazim. Sa jeni i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në këtë fillimsezoni?
Nefi Useini:
Ne si skuadër e re në Ligën e parë disi i nisëm me vonesë aktivitetet tona në sjelljen e përforcimeve të reja në klub, derisa e sollëm trajnerin e ri, ishim disi të papërgatitur. Madje edhe sot ne vazhdojmë të përgatitemi për të sjellë ndonjë prurje të re, pasi tregu i futbollistëve këtu në vendin tonë është i vogël dhe nuk mund të gjesh lojtarë cilësorë aq lehtë.
Ne startin nuk e patëm të mirë, pësuam dy humbje një pas një dhe them se me këto dy humbjet e para nuk jemi të kënaqur, por mund të them se kundër Shkëndijës ne kishim shanse që të fitojmë, por nëse jo tre pikë, atëherë të marrim një barazim. Ju e dini se ne në minutëm e 91-92-të pranuam gol. Ndërsa, edhe me Brerën në Strumicë në pjesën e parë ishim më të dobët, kurse në të dytën i dominuam me lojë, por nuk patëm fat të shënojmë gola. Kështu që edhe atë ndeshje e humbëm.


Me Vardarin ishim shumë, shumë më të mirë, por me që jemi skuadër e re në Ligën e parë, lojtarët tanë ende nuk po njihen shumë mes vete, por me kalimin e kohës ata po krijojnë një ambient dhe me Vardarin ishin shumë më të mirë. E dominuam pjesën e parë me rezultat 2-0, pastaj në të dytën e ngritëm rezultatin në 3-0, por në fund ndeshja përfundoi 3-2. Megjithate, me rëndësi ishte se i morëm 3 pikë. Në Kavadar me Tikveshin ndeshja u luajt një teren të vështirë, por ia dolëm të rrëmbejmë një pikë.
Tani ne FC Voska Sport vazhdimisht po sjellim risi në skuadër, duke marrë lojtarë të ri që i prezantuam para pak ditësh.


Open-TV: Cilët janë ambiciet e FC Voska Sport në këtë sezon?
Nefi Useini:
Shikoni, Liga e parë nuk është e kollajshme, dmth nuk është si liga e dytë. Ambiciet e Voskës këtë vit janë të mbesim në kategorinë e parë, nuk duam të jemi në pjesën e poshtme të tabelës. Shpresojmë të gjendemi në mes të vendit të pestë dhe të shtatë, maksiumumi vendi i tetë. Në këtë sezon nuk kemi objektiv që të sigurojmë ndonjë vend për në Europë përmes kampionatit ose Kupës. Objektivi ynë është të krijojmë një stabilitet në Ligën e parë, pra të bëhemi skuadër stabile, pastaj në sezonin e ardhshëm do të shohim….


Open-TV: A po na tregoni se si nisi bashkëpunimi me NK Maribor dhe a do të vazhdoj ky bashkëpunim edhe në të ardhmen?
Nefi Useini:
Kontaktet e para tonat me NK Mariborin nisën me lojtarin tonë të talentuar, Behar Fetahi, të cilin drejtuesit e klubit të njohur slloven e kishin ndjekur edhe më herët duke luajtur për Vosak Sport, por edhe gjatë ndeshjeve që ai ka luajtur me reprezentacionin U21 të Maqedonisë së Veriut. Kështu që ne ramë dakord që ai të transferohet në NK Maribor. Kemi bërë marrrëveshje dhe ne Beharit i urojmë suksese në mënyrë që të arrijë lartë e më lartë.

Me NK Mariborin do të vazhdojmë bashkëpunimin, sepse ata kanë shprehur interesim edhe për një lojtar tjetër tonin të të talentuar, emrin e të cilit tani nuk do ta zbulojmë, sepse është pak herët. Në anën tjetër, ka shanse që në një të ardhme të afërt ndonjë lojtar i Mariborit të vij të luaj te Voska Sport.


Open-TV: Dhe për në fund, na tregoni historinë e emrit të klubit?
Nefi Useini:
Klubi Voska Sport ka një histori prej 45-46 vjet, por unë Voskën e kam marrë para katër vitesh. Vosk gati 10 vite ka pushuar së vepruari, dhe unë para katër vitesh e riaktivizova. Emrin e ka marrë nga lagja e shqiptarëve Voska, dmth lagja jonë, ne ia kemi shtuar edhe prapashtesën sport. Jemi shumë krenar dhe të gëzuar që klubi me emrin e lagjës sonë garon në ligën e parë dhe po bën krenar shqiptarët e Ohrit dhe të rrethinës. (Open-TV)

Related Posts

Liga e Tretë-Jug / Derbi në Prilep i takoi “Sllogës” nga Lazani
Futboll

Liga e Tretë-Jug / Derbi në Prilep i takoi “Sllogës” nga Lazani

October 2, 2023
“Premtim që po zgjatë me vite”, “Ballistët” dalin me sqarim për opinionin rreth projektit të stadiumit (FOTO)
Futboll

“Premtim që po zgjatë me vite”, “Ballistët” dalin me sqarim për opinionin rreth projektit të stadiumit (FOTO)

October 2, 2023
Futsall / KMF “Karshiaka” edhe zyrtarisht pjesë e Ligës së Dytë
Futboll

Futsall / KMF “Karshiaka” edhe zyrtarisht pjesë e Ligës së Dytë

October 2, 2023
Sylvinho dhe Zabaleta në Spanjë, takojnë dy legjionarët kuqezi
Futboll

Sylvinho dhe Zabaleta në Spanjë, takojnë dy legjionarët kuqezi

October 2, 2023
Caktohet zyrtarisht data dhe ora për El Calsicon e parë të këtij sezoni
Futboll

Caktohet zyrtarisht data dhe ora për El Calsicon e parë të këtij sezoni

October 2, 2023
“Ky është Hajduku, këta njerëz nuk janë normalë…”, flet heroi i derbit Emir Sahiti: “E falënderoj Zotit që fituam”
Futboll

“Ky është Hajduku, këta njerëz nuk janë normalë…”, flet heroi i derbit Emir Sahiti: “E falënderoj Zotit që fituam”

October 2, 2023
Next Post
Hafizi i ri i Kur’anit,16-vjeçari Rinor Sulimani nga fshati Hotël i komunës së Likovës

Hafizi i ri i Kur'anit,16-vjeçari Rinor Sulimani nga fshati Hotël i komunës së Likovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK