Pronari i FC Struga Trim Lum, Mendi Qyra, dje ka korrur suksesin e investimit 7-vjecar që ka bërë në klubin e tij. Ai ka shijuar titullin e parë dhe historik kampion në Ligën e parë, duke thënë se nuk mund të gjej fjalë për emocionet që ka sjell ky sukses, përcjell Open-TV.
“Sigurisht nuk mund të gjejmë fjalë për këtë fitore, për këtë sukses që arritëm. Ne jemi të lumtur shumë, demantuam shumë analistë, shumë kundërshtarë që kishim, demantuam mendime të ndryshme që kishin menduar se Struga Trim Lum është një ekip modeste, dhe po është modeste si ekip në aspektin financiar, por në aspektin profesional dhe organizativ treguam gjatë tërë sezonit se ishte më e mira dhe në fund u kurorëzuam me fitore”, deklaroi në fillim Mendi Qyra, pronar FC Struga Trim Lum.
“Të përmendi se dje edhe një ekip shqiptare buzë liqenit u fut në ligën e parë dhe ne jemi të lumtur që FC Voska Spoet i kemi përkrahë. Duam t’ju tregojmë edhe ekipeve të tjera se edhe në provincë mund të bëhet futboll, një ekip e re 7 vjecare bëri histori dhe ne jemi të lumtur që struganët i kemi kënaqur dhe i kemi bërë krenar dhe do të vazhdojmë t’i japin kulturë dhe sport Strugës”, vijoi ai.
“Dedikimi është i shumëfishtë, titullin ia dedikojë të gjithë shqiptarëve”, u shpreh në fund Mendi Qyra. (Open-TV)