Skuadra e Strugës Trim Lum ka vazhduar me ndeshjet kontrolluese, duke shënuar fitore ndaj Petrocub nga Moldavia me rezultat 3-0, në kuadër të përgatitjeve në Antalia.
Lideri i LPFM-së tregoi një lojë bindëse ndaj një prej klubeve më të mira nga Moldavia.
Golat për skuadrën shqiptare nga Maqedonia i shënuan Koçoski, Ukpa dhe Jahja.
Zaharievski testoi të gjithë lojtarët dhe e çoi skuadrën në provën e fundit në tokën turke.
Ndeshja e radhës për struganët është kundër Voska Sport në Maqedoni.