Atdhe Kadriu ka fituar edhe një trofe të kamponit. Sulmuesi i talentuar nga Kumanova është shpallur kampion me skuadrën e të rinjve të Makedonija GJP U19 (viti 2004) me 54 pikë (19 fitore dhe 3 barazime), gjashtë më shumë se Akademija Pandev.
“Të fitosh Superligën është ndjenjë shumë e mirë. Unë edhe më herët e kam fituar Ligën e parë me Milanon, por Superliga qenka diçka më e vecantë”, deklaroi për Open-TV, Atdhe Kadriu.
Përvec paraqitjeve shumë të mira drejt titullit kampion, Kadriu ka kontribuuar edhe me katër gola.
Ai gjatë sezonit 2022/23 ishte në përgatitje me ekipin e parë të Makedonija GJP, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës seniore.
Kadriu disa muaj luajti në fomë huazimi për Korabin e Dibrës që garonte në Ligën e dytë në sezonin 2021/22. (Open-TV)