Kroacia është në gjysmëfinale të Kupës së Botës pasi fitoi me penallti kundër Brazilit.
Brazilianët e favorizuar kaluan në epërsi në fundin e shtesës së parë me anë të Neymarit, golin e barazimit e solli Bruno Petkoviç, ndërsa të “zjarrtët” ishin më të mirë nga pika e bardhë.
“Kjo është një fitore për popullin kroat”, ishte komenti i parë i trajnerit Zlatko Dalić, i cili mezi fliste nga lumturia e tij.
Më pas ai përgëzoi të zgjedhurit e tij, për “branitellat” në luftën gjatë së cilës u dëbuan qindra mijëra serbë.
“Urime djemve. Ne e hodhëm jashtë favoritin më të madh. Kjo është Kroacia. Mos na nënvlerësoni kurrë, thashë. Ky nuk është fundi ynë, le të vazhdojmë. Kjo është fitorja e Kroacisë, të gjithë dhanë maksimumin. Dua të përshëndes Të gjithë miqtë e mi që shkruajnë për Kroacinë. Kënaquni, mbrojtës kroatë, kjo ishte për ju. Këta lojtarët e mi nuk janë normalë”, tha Zlatko Daliq pas ndeshjes për HRT.