Pas fitores si mysafir kundër Sasës nga Makedonska Kamenica me rezultat 2-3, Arsimi i Çegranit nesër e pret Detonitin nga Radovishi, në kuadrin e javë së 18-të të Ligës së dytë, shkruan Open-TV.
Trajneri i skuadrës, Vildan Saliu ka deklaruar për Open-TV se janë të përgatitur dhe motivuar për të vazhduar me serinë e rezultateve pozitive.
Ai thekson se me ndihmën e tifozëve pikët do të mbesin në konton e tyre.
“Ditën e shtunë e zhvillojmë ndeshjen e tretë të sezonit pranveror, kësaj radhe kundë FK Detonit nga Radovishi. Për ne ndeshje e zakonshme dhe normale, sepse pavarësishtë emrit të kundërshtarit, ne kemi me i vlerësuar dhe trajtuar njëjtë ose një nga një të gjitha ndeshjet. Jemi të përgatitur dhe shumë të motivuar për të vazhduar me rezultate pozitive, sidomos pas fitores në ndeshjen e fundit në Kamenicë. Atmosfera dhe vetbesimi janë në nivel shumë të lartë, që besoj në futboll kanë shumë rëndësi! Me ndihmën e tifozëve tanë Armatën verdh e zi dhe me angazhim maksimal në fushën e gjelbërt, tre pikët do të mbesin në konton tone”, deklaroi për Open-TV trajneri Vildan Saliu.
Në tabelën e klasifikimit, KF Arsimi renditet i katërti me 29 pikë, kurse Detonit i treti me 38 pikë. (Open-TV)