Gjithçka është gati për turneun e 4-të humanitar Ramazani 2023. Këshilli Organizativ (KO) ka kryer të gjitha përgatitjet për këtë turne, shorti i të cilit do të hidhet me 2 prill, ndërsa një ditë më vonë (3 prill) nis turneu, shkruan Open-TV.
Në këtë turne janë paraqitur 16-të ekipe edhe ate: REDonPictures, Auto Plac Aliu 2, Gaming Center Te Lada Saraj. 6 Vëllezërit, Hair style Xiki, Furra Aroma, Demetra G., Young Team, Ordinanca Shëndeti, Asllani 2001, Akademia Adnan Nevzadi, Metro PM, Gaming Matrix House, Selman Turizëm, Bliznak Beton dhe Presheva 2023.
Një ekip numëron 10 lojtarë, ndërsa do të luhet 5+1 lojtarë. Ndeshjet do të zhvillohen pas Iftarit.
Organizatori Fitor Rexhepi na informoi se mjetet e grumbulluara do tju ndahen familjeve në nevojë. (Open-TV)