Turqia është skuadra e fundit që ka siguruar një biletë në çerekfinale. Kjo pasi mposhtën 1 me 2 Austrinë, në një ndeshje që Demiral realizoi dopietën personale.
Një sfidë që ruajti ritmin e lartë nga sekondat e para deri në të fundit. Ngushtimi i shifrave nga Austria nuk mjaftoi, ndërsa turqit do të gjejnë Holandën në takimin e radhës.
Europiani i Gjermanisë është njohur sonte me gjysmëfinalistet e saj. Sfidat do të luhen më 5 dhe 6 korrik në dy orare, pikërisht në 18:00 dhe 21:00.
Fillimisht më 5 korrik do të luhet ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë në 18:00. Po në të njëjtën ditë, Portugalia përballet me Francën në 21:00.
Një ditë më vonë, të shtunën, Anglia luan kundër Zvicrës në 18:00. Ndeshja e fundit çerekfinale luhet mes Holandës dhe Turqisë në 21:00.