Shorti në Frankfurt e vendosi kombëtaren tonë në grupin atraktiv – C, së bashku me Italinë, Anglinë, Ukrainën dhe Maltën.
UEFA publikoi në faqen zyrtare orarin për procesin e kualifikimit, por më pas e tërhoqi orarin, duke theksuar se ishte një gabim teknik. Sot do të publikohet orari zyrtar, pas së cilës do të dihet se me kë do të luajë Maqedonia në turin e parë.
Ndeshjet kualifikuese do të luhen në mars, qershor, shtator, tetor dhe nëntor të vitit të ardhshëm.