Shahisti i talentuar nga Kumanova, Valton Xheladini, është shpallur nënkampion në garat shtetërore në shah për kategorinë U-18. Lajmi është bërë i ditur nga daja i tij, Nexhmedin Sadiku, poashtu shahist i njohur, raporton Open-TV.
Postimi:
Krenar me nipin tim Valton Xheladini, nënkampion në garat republikane në shah për kategorinë U-18.
Uroj që ti tejkaloje shumëfish rezultatet e dajës! (Open-TV)