Kampioni i ri në Ligën e Parë të Futsalit, Futsal Forca nga Kumanova, sonte fitoi edhe titullin e Kupës, pasi fitoi ndaj Klimit nga Kavadari me rezultat 6-2 në sallën sportive “Gemixhii” në Veles, shkruan Open-TV.
Forca ia arriti qëllimit, pra një kurorë të dyfishtë, dhe tani fokusi është te parakualifikimet e Champions League.
Zoran Leveski shënoi në minutën e 12-të për 1-0, ndërsa pas dy minutash Martin Nikovic shënoi gol për 1:1. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Haris Omeroviq shënoi gol për 2-1 dhe epërsi të re për Forcën.
Ivan Krstevski shënoi për 3-1, Leveski me golin e dytë shënoi për 4-1, menjëherë pas tij Berat Ramadani shënoi për 5-1, kurse Krstevski në minutën e 38-të shënoi gol për 6-1.
Në fund të ndeshjes, Dimçe Andov shënoi gol për rezultatin final 6-2.
Me këtë ndeshje përfundon sezoni në Ligën e Parë të Futsalit dhe Kupën e Maqedonisë. (Open-TV)