MIRË SE NA VJEN HADIS VELII
Pas Ermedin Adem, Voska Sport, gjatë ditës së sotme ka bërë për vete edhe ish portierin e Renovës, Hadis Velii. Gardiani tetovar i bashkohet ekipit nga Ohri nga radhët e Besës së Dobërdollit, aty ku kaloi 6 muajt e fundit.
Postimi i plotë:
MIRË SE NA VJEN HADIS VELII
Pas Ermedin Adem, Voska Sport gjatë ditës së sotme ka bërë për vete edhe ish portierin e Renovës, Hadis Velii. Gardiani tetovar skuadrës sonë i bashkohet nga rradhët e Besës së Dobërdollit, aty ku kaloi 6 muajt e fundit.
Ndryshe bëhet fjalë për një portierë me eksperiencë të madhe në elitën e futbollit vendor, aty ku ka mbrojtur portën e Shkëndijës dhe Renovës, derisa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Gostivarit dhe Vëllazërimit nga Kërçova.
Ndryshe Velii në Ligën e Parë të Maqedonisë ka regjistruar 111 paraqitje, ndërsa gjithashtu me Renovën ishte paraqitur edhe në ndeshjet e Liga Europa, duke numëruar 3 paraqitje.
#ForcaVoskaSport