Valencia mori një fitore befasuese në transfertë ndaj Osasunës, me rezultatin 0-1 dhe kjo falë një gabimi trashanik nga pika e bardhe e penalltisë nga ana e sulmuesi Budimir.
Duke u përpjekur të mashtronte portierin gjigant gjeorgjian Giorgi Mamardashvili, Budimir dështoi në hapin e tij dhe u vonua akoma më tej ndërsa priste që portieri i Valencias të lëvizte, por ai nuk e bëri.
Kësisoj sulmuesi i Osasunës, ekzekutoi në mënyrën më të keqe të mundshme penalltinë, e cila më pas u ndal me lehtësi nga portieri. Një episod ky që ka përfunduar në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, duke u konsideruar si një nga ekzekutimet më të dobëta të 11-metërshave. Për më tepër shikoni pamjet: