Zherard Pike ka luajtur sot ndeshjen e tij ët fundit në “Kamp Nou” dhe trajneri Çavi Hernandez e rreshtoi titullar ndaj Almerias. Megjithatë, ai i dha futbollistit spanjoll duartrokitjen e merituar të publikut i cili kishte mbushur stadiumin për ta përshëndetur siç duhej.
Në minutën e 84-t, ai zëvendësoi lojtarin i i cili u përshëndet me shokët e skuadrës dhe la fushën e lojës i përlotur, mes duartrokitjeve dhe ovacioneve të shumta të tifozëve të pranishëm.
Në mbyllje të ndeshjes, kishte festë me shokët e skuadrës, si dhe më pas xhiron e zakonshme rrotull fushës për një tjetër duartrokitje,
PANORAMASPORT.AL