Joachim Low u bë më i famshëm edhe pas sukseseve me kombëtaren gjermane për disa zakone të këqija që kishte, si gërmimi nga hunda e deri te sekretet gjatë ndeshjeve.
Shembulli i trajnerit gjerman u pasua nga Cristiano Ronaldo në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës të Portugalisë kundër Ganës (3-2).
Duke harruar se i është fiksuar vazhdimisht nga një aparat fotografik, 37-vjeçari futi duart hellë në pantallonat e shkurtra dhe pasi ka kapur diçka që kishte “ruajtur”, e ka futur në gojë dhe e ka ngrënë.
CR7 bëri gjithçka mirë dje, pasi ai gjithashtu hapi rezultatin dhe u bë lojtari i parë në histori që shënon në pesë Kupa Bote. /G.D abcnews.al/
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) November 25, 2022