Futbollisti i Real Madridit, Vinicius është i zhgënjyer nga fyerjet raciste që mori në ndeshjen kundër Valencias të dielën.
Braziliani tregoi me gisht tifozë të veçantë që po e ofendonin, ndeshja u ndërpre për dhjetë minuta dhe në fund të lojës u përjashtua pas një konflikti me lojtarët e Valencias.
“Kjo nuk ishte hera e parë, as e dyta, as e treta… Racizmi është normal në Primera. Federata e konsideron normale, dhe rivalët e inkurajojnë. Kjo kompeticion dikur ishte e Ronaldinhos, Ronaldos, Cristiano-s dhe Messit, ndërsa sot është e racistëve.
Një komb i mrekullueshëm, që më priti dhe më do, por që ka pranuar që ka imazhin e një vendi racist në botë. Më vjen keq për ata spanjollë që nuk janë dakord, por sot Spanja njihet në Brazil si një vend racistësh. Unë jam i fortë dhe do të luftoj deri në fund kundër racistëve, edhe nëse është larg këtu”, ka thënë ylli i Real Madridit.
Primera njoftoi se do të shqyrtojë momentin e diskutueshëm, do të hetojë incidentin dhe do të vendosë sanksionet e duhura.