Voska Sport nga Ohri ka shënuar një fitore të madhe në luftë për ekzistencë në elitën e futbollit vendor. Klubi shqiptar ka triumfuar në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Vardarit të Shkupit, në takimin e luajtur në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjën Maxhari të Shkupit. Futbollisti Açimoviq ka shënuar në minutën e 32-të të lojës.
Kjo është një fitore e bujshme dhe ndaj rivalit direkt për ekzistencë, duke e lënë Vardarin në pozitën që çon në barazhit për mbijetesë.
Pas përfundimit të ndeshjes ata kanë festuar me selfie në dhomat e zhveshjes.
Voska zë vendin e nëntë me 31 pikë e Vardari është në të dhjetin me 29 sosh.
Ndeshjen e radhës në kampionat e luajnë në Ohër kundër Bregallnicës me 28 prill. (Open-TV)