Fitojnë Vardari, Gostivari, Arsimi
Katër fitore të skuadrave vendase, dy barazime dhe dy fitore të ekpeve mysafire me 21 gol të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së katërt në Ligën e dytë unike. Voska Sport shënoi fitoren e katërt , Boreci I velesit akoma pa asnjë pike.
Skuadra e Gostivari pas normaizimit të situates me investotorët i është kthyer normalitetit dhe nga manastiri është kthyer me fitore të sigurt ndaj Pelisterit 1-3, me golat që i shënuan Kalanoski, Ramadani dhe Velinov.
Fitoren e parë para tifozëve vendas dhe të dytën sezonale e ka shënuar Arsimi i Çegranit në përballjen me Ohrin 1-0, me golin e vetëm që e shënoi Muhamed Bekir.
Ish kampioni Maqedonisë Veriut Vardari me rezultatin 6-0 mundi Borecin e Velesit. Teteksi në Tetovë mundi karaormanin 2-1, Slloga barazoi me Kamenica sasa, ndërsa Bellasica me Pehçevën , Kozhufi edhe njëherë u turpërua para tifozëve të vetë duke pësuar nga Detonit Pllaçkovica 0-2
Liga e Dytë java e katërt. Rezultatet:
Voska Sport – Besa 2-1
Pelisteri – Gostivari 1-3
Arsimi – Ohri 1-0
Teteksi – Karaormani 1-0
Vardari – Boreci 6-0
Slloga – Kamenica Sasa 1-1
Bellasica – Pehçevo 1-1
Kozhufi – Detonit Pllaçkovica 0-2
Tabela: 1. Voska Sport 12 pikë, 2. Vardar 10, 3. Gostivari 10, 4. Detonit Plaçkovica 10, 5. Pelisteri 7, 6. Arsimi 6, 7.Sloga Vinica 6, 8. Bellasica 6, 9. Teteks 6, 10. Besa 5, 11. Kozhufi 4, 12. Karaormani 4, 13. Ohrdi 4, 14. Pehçevo 2, 15. Kamenica Sasa 2, 16. Boreci 0 pikë