Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, tha se ishte krenar për lojtarët e tij pas humbjes 4-2 nga Athletic Bilbao dhe eliminimit nga Copa del Rey. Ai beson se skuadra dha gjithçka ndaj një kundërshtari shumë të fortë.
“Ne u përpoqëm të provonim gjithçka. Ishim të barabartë kundër një ekipi të madh që luajti shumë fuqishëm në shtëpi. Kaluam në avantazh dhe më pas patëm një shans për të shënuar golin e fitores, por humbëm. Dhe pas shortit thashë që këtë herë nuk patëm fat me kundërshtarin që na ra. Mund të jemi krenarë që kemi bërë më të mirën.
Në fund humbëm fokusin dhe pati disa gabime. Futbolli është një lojë gabimesh dhe ne nuk arritëm t’i minimizojmë ato. “Tani duhet të rikuperohemi dhe të përgatitemi mirë për betejat e ardhshme në La Liga dhe Champions League”, tha Xavi.