Shkruan: Zeqirja Ibrahimi
Nëse dikush nuk e ka të qartë se çka e pret këtë vend dhe këta shqiptarë pas 8 majit nëse, mazallah, ndodh që Çorapelarmi me mbet në qeveri, le ta shikojë skenën e djeshme! Ai dhe shpura e tij duan që krejt shqiptarët që nuk janë me të, t’i marrin valixhet dhe të shpërngulen nga vatrat e tyre. Zaten, kjo është arsyeja që ka rënë kaq shumë vota shqiptare.
Sepse Artan Grubi e Ali Ahmeti, për kaq vite, e realizuan eksodin e planifikuar të shqiptarëve në elaboratet serbe të shek XIX dhe XX: mbi 300 mijë shqiptarë janë shpërngulur në 22 vjetët e qeverisjes së tyre. Prandaj, këtë gjendje e ndalë vetëm qeveria e ardhshme.
Sot detyrimi më i madh kombëtar dhe europian është që sa më shpejt ta krijojmë qeverinë e ardhshme e ta dërgojmë BDI-në në opozitë. Dhe, kjo do të ndodhë më 9 maj.
P.S. E kur jemi te humbjet, për të cilat ai e akuzon dikë tjetër, kujtojani se më 2016-të e pata fituar edhe te hyrja e ndërtesës së tij.