Këshilli komunal i komunës së Likovës sot ka mbajtur seanca e dytë të jashtëzakonshme, ku janë konstatuar dëme nga fatkeqësitë natyrore, raporton Open-TV.
Në këtë mbledhje është marrë vendimi për Ridestinim të mjeteve buxhetore për dëmet e shkaktuara në prona publike.
Këshilli komunal ka apeluar tek të gjithë qytetarët që kanë dëme, ku afati ishte deri më 28 qershor 2024, t’i sjellin urgjentishtë dokumentet e nevojshme që të mundet komisioni ta bëjë verifikimin e tyre dhe të dorëzohet procedura për në qeveri.
Postimi:
Sot u mbajt seanca e II-të e jashtëzakonshme ku me çka u konstatua se janë bërë dëme nga fatkeqësitë natyrore dhe mënjëher sot është marrë vendimi për Ridestinim të mjeteve buxhetore pikërishtë për këto dëme të shkaktuara në prona publike.
Ndërsa apelojmë te të gjithë qytetarët që kanë dëme ku afati ishte deri më 28 qershor 2024 ti sjellin urgjentishtë dokumentet e nevojshme që të mundet komisioni ta bëjë verifikimin e tyre dhe të dorëzohet procedura për në qeveri.
Ne kërkojmë unitetin tuaj më shumë se kurrë pasi çdo gjë tjetër është vetëm çështje e muhabeteve ditore!
28 korrik 2024,
Komuna e Likovës.
Linku:
https://komunaelikoves.gov.mk/mbahet-seanca-e-ii-te-e-jashtezakonshme-e-kkl-se/ (Open-TV)
https://komunaelikoves.gov.mk/mbahet-seanca-e-ii-te-e-jashtezakonshme-e-kkl-se/ (Open-TV)