Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar sot familjen e dëshmorit Nuri Mazari.
Vizitën tek familja Mazari kreu i integristëve e ka bërë pas vendosjes së gurrëthemelit të sallës sportive në fshatin Dollogozhdë nën emrin “Nuri Mazari”.
Ahmeti thotë se babai i Nuri Mazarit, baca Nazim e ka pritur ngrohtë dhe të njëjtin e ka falënderuar për kontributin e birit të tij.
“Vazhdojmë të çojmë përpara amanetet e tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. I tregova dhe njëherë se kujtimin për dëshmorët e ruajmë më së miri, andaj vendosëm që me emrin e komandant Strugës të emërtojmë pikërisht sallën sportive të shkollës e cila do të përdoret nga shumë gjenerata dhe njëkohësisht do jetë edhe frymëzim për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Ahmeti.