Bota e futbollit u befasua kur Cristiano Ronaldo pranoi të luante për Al Nasr dhe u transferua në Arabinë Saudite për shkak të mungesës së opsioneve në Evropë. Tashmë një tjetër “bombë” transferuese po bëhet e ditur nga Lindja e Mesme.
Thuhet se sauditët kanë bërë tashmë një ofertë sipas së cilës Messi do të fitonte 300 milionë euro në vit, që në tre vjet i afron një miliardë euro. Deri më tani nuk ka të dhëna se argjentinasi do ta pranonte kontratën, por me siguri do ta mendojë nëse do të ketë një ofertë të tillë në tavolinë.
Është interesant fakti se tashmë në rrjetet sociale janë shfaqur fanellat e Al Hilalit me numrin 10 dhe mbiemrin e Messit. Nëse do të ndodhte një transferim i tillë, Messi do të dilte sërish në fushë me Ronaldon, por në një terren të papritur, në Arabinë Saudite.