Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka uruar KF Bashkimi nga Kumanova për plasmanin në Ligën e Dytë, përcjell Open-TV.
Postimi i plotë:
Emocione të veçanta na dhuroi sot loja mes dy klubeve të shkëlqyeshme dhe me shumë histori, të cilët rreth vetes tubojnë shqiptarët nga të gjitha anët, K.F “Bashkimi” dhe “Vëllazërimi”.
I urojmë K.F “Bashkimi” fitoren e sotme dhe plasmanin në Ligën e Dytë me meritë të plotë. (Open-TV)