Basketbollistët e Çairit i janë kthyer fitoreve në kampionat. Ata kanë fituar dramën në Kavadar kundër Euro Nikel me rezultat 93-94.
Ja postimi i klubit:
🔥 KTHEHEMI ME FITOREEE 🔥
👉🏻 Teren i vështirë, ndeshje dramatike mirëpo luftuam deri në fund dhe e morëm fitoren që e merituam. Lëvdatat dhe meritat shkojn për çdo lojtar,për stafin e trajnerëve si dhe për publikun tonë që këtë mbrëmje gjithë së bashku lam zemrat në teren. Kjo fitore e hap rrugën që ta përfundojmë sezonën e rregullt në Top 4.
❗️ Ndeshja e fundit e sezonit të rregullt zhvillohet javën tjetër ku në palestrën tonë SHABAN TËRSTENA presim Ohrin. Me mbështetjen e lojtarit tonë të gjashtë, në shtëpinë tonë, jemi të bindur që do të festojmë fitoren gjithë së bashku.
🤍 PLAYOFF i flakt na pret 💙
🦾 EAGLES FLYING HIGH 🦾