Nesër në ndeshjen e javës së 5-të të ligës së dytë, do të luhet derbi mes Gostivarit dhe Voska Sport, dy skuadra me ambicie të mëdha në këtë sezon.
Ndeshja do të luhet në Reçicë të Tetovës me fillim prej orës 15:00.
Në prag të këtij takimi, trajneri i skuadrës së Voska Sport, Berat Imeri ka dhënë komentin e tij.
“Jemi në rrugë të mirë. Kemi rezultate pozitive dhe të shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm. Kampionati është shumë i gjatë dhe shumë i balansuar. Sa i përket kundërshtarit të radhës jemi të përgatitur maksimalisht dhe jemi të gatshëm të bëjmë një ndeshje mjaftë të mirë. Të shpresojmë me një fitore të radhës”, deklaroi për Open-TV, trajneri Berat Imeri.
Ai thotë se pret një ndeshje të vshtirë dhe një derbi të fortë.
“E respektojmë maksimalisht kundërshtarin. Mendoj të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe derbi shumë i fortë. Jam optimist se me angazhim maksimal do t’ia dalim”, tha strategu i Voska Sport nga Ohri.
Ndryshe, Voska Sport pas katër xhirove ka katër fitore dhe 12pikë të plotë, ndërsa Gostivari e ndjek me 10 pikë, tre fitore dhe një barazim./Open-TV.