Një ueb që ndjek kulturën dhe kujton artistët e mëdhenj shqiptar, respektivisht kumanovarë së fundmi ka nxjerrë një këngë të kantautorit të mirënjohur Besnik Etemi.
“Besnik Etemi – “SHOQES”, një perlë e vërtetë. E komponuar nga vetë autori gjatë viteve të ’80-ta. Është një krijim tipik i atyre viteve dhe mund të themi lirisht i inspiruar nga Festivali më i madh dhe më i vjetër muzikor i Kosovës “Akordet e Kosovës” dikur festivali më i madh shqiptar në Ballkan. Dikur krijohej, kishte referenca krijuese artistike. Këta ishin krijuesit kumanovarë të asaj periudhe të ndritshme”, shkruan në postimin e “Kumanova Maqedonia Ndryshe”.