Ai prej disa kohësh është një nga futbollistët kryesor në ekipin U10 te KF Kumanova 2010, ndërsa paraqitjet e tij të fundit janë shumë mbresëlënëse, duke tërhequr vëmendjen e spordashësve të futbollit, shkruan Open-TV.
Blendi Aliji në turneun e fundit të organizuar për nder të ditës së Flamurit-28 Nëntori në Prishtinë, në të cilën mori pjesë edhe Kumanova 2010 (zuri vendin e parë), edhe njëherë ka mahnitur të gjithë të pranishmit, duke u shpallur futbollisti më i mirë i turneut.
Zgjedhja e tij aspak nuk ka qenë rastësi, pasi Blend Aliji si futbollist po rritet nën urdhrat e trajnerit profesionist Ismet Zeqiri, duke treguar talentin e tij në çdo ndeshje kundër çdo ekipi me të cilët garojnë.
Blendi Aliji është i lindur me 03. 07. 2012 në fshatin Mateç të komunës së Likovës, ndërsa tani jeton në Kumanovë. Ai te KF Kumanova është nga shtatori i vitit 2019.
Luan në pozicionin e stoperit dhe të mesfushorit. Njihet si lojtar tepër luftarak, që vrapon shumë në fushën e lojës, luan me kokë, ndërsa dallohet edhe për ekzekutimin e goditjeve të fuqishme dhe precize nga ndërprerjet.
Edhe pse luan për gjeneratën U10, trajneri Zeqiri rregullishtë e aktivizon edhe në ndeshjet e FFM-së dhe turnet e ndryshme që organizohen me gjeneratën të lindur një vit më të vjetër (2011).
Blendi është lojtar shumë i disiplinuar dhe i rregullt nē stërvitje, i dashur me bashkëlojtarët.
Ai deri tani ka fituar disa çmime.
Më 2021 në Maxhari Cup, Blendi zgjedhet sërish lojtar më i mirë i turneut, kurse në vitin 2022, në turneun e organizuar në Kumanovë për nder të ish trajnerit Qenan Ameti, Blendi zgjedhet sërish lojtari më i dalluar.
Vlen të ceket se Blendi rrjedhë nga një familje me traditë sportive, pasi të dy prindërit janë profesorë të Edukës Fizike.
Si të gjithë të rinjtë edhe Blendi Aliji ka ëndrrat e tij. Ai simpatizon klubin e madh Real Madrid, kurse nga lojtarët e admiron legjendarin Sergio Ramos.
Përvec talentit të madh për fubollin, Blendi Aliji është edhe nxënës shembullor i klasës së V-të në shkollën fillore “Toli Zordumis” në Kumanovë. /Open-TV/