BvK Konjare ka regjistruar fitore bindëse në kuadër të kampionatit të Ligës së Tretë-Veri.
Në kuadër të javës së 19-të në Ligën e Tretë-Veri, BvK ka qenë mysafir i Euromilk, shkruan Open-TV.
Ndeshja që u zhvillua në Gorno Lisice i takoi skuadrës së Ardian Buzakut me rezultat të thellë, 0:3.
Kristijan Ristovski, Nermin Bisevac dhe Ertan Demiri i realizuan golat për BvK-në sot.
Pas këtij triumfi, BvK me 46 pikë vazhdon të ndjek hap pas hapi Bashkimin e Kumanovës, i cili ka tre pikë më shumë. (Open-TV).