Mbrojtësi i Shkëndijës, Ardian Cuculi ka folur para ndeshjes ndaj Pobedës:
– Tani duhet ta bëjmë atë marshin e fundit, marshin akoma më të fortë që duhet për fundin e kampionatit. Ndoshta këto 10 ditë i shfrytëzuam maksimalisht për tu përgatitur për këtë marsh që kërkohet. Besoj se kjo seri duhet të fillojë patjetër me një fitore përballë Pobedës ku fitoren nuk duhet ta vëmë në diskutim, gjithnjë duke qenë vigjilent dhe duke dhënë maksimumin në fushë. Gjithmonë është e vështirë në ndeshjet e fituara para kohe, në qoftë se nuk ke angazhimin maksimal, nuk futesh me qasjen maksimale dhe me mendimin që të marrësh tre pikët. (Euforia)