Skuadra e BVK-së nga Konjare e Mesme e Shkupit sot ka shënuar fitore si mysafir kundër Rashtakut me rezultat 1-4, si mysafir, në javën e 13-të të Ligës së Tretë-Veri.
“Dopietë” realizoi kapiteni Orhan Miftari, ndërsa nga një gol e shënuan Faton Bela dhe Lirim Idrizi, kurse Ilievski e shënoi golin e vetëm për vendësit.
Me këto tre pikë të reja (31 pikë), BVK vazhdon të ndjek hap pas hapi Bashkimin e Kumanovës me tre pikë më pak.