Futbollisti i njohur i Shkëndijës, Egzon Bejtullai, do të vazhdojë karrierën në Superligën e Shqipërisë. Open-TV merr vesh se qendërmbrojtësi me përvojë këtyre ditëve do të nënshkruaj me Tiranën.
Për shërbimet e tij ishte e interesuar edhe Partizani, mirëpo Bejtullai si duket ka zgjedhur fanellën bardheblu.
Ditë më parë kemi shkruar se me përfundimin e sezonit atij i përfundoi kontrata me Shkëndijën.
Bejtullai është pjesë e Shkëndijës nga viti 2013, hiq gjashtë muajt e tij në Helsingborg të Suedisë në vitin 2020.
Ndërkohë, në ndeshjen kampionale ndaj Makedonija GjP, ai zhvilloi ndeshjen e 300-të për Shkëndijën.
Bejtullai tre herë e ka fituar titullin kampion të Maqedonisë së Veriut dhe 2 herë trofeun e Kupës. Ai poashtu me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut ishte pjesë e Euro 2020. (Open-TV)