Kishte ardhur për ta shpëtuar FC Ferizajin, i cili ishte në pozitë keqe, por për nuk ia doli. Trajneri i njohur kroat nga Zagrebi, Andrej Panadic, në një intervistë ekskluzive për Open-TV tregon se përse nuk ia doli të siguroj mbijetesën me klubin ferizajas.
Sipas tij, e vetmja ndeshje që ka vendosur nëse do të mbesim në Ligë ishte kundër Lirisë së Prizrenit.
Ai tha se kanë qenë 6-7 lojtarë nën 21 vjeç në atë ndeshje finale dhe presioni e ka bërë të vetën, që nuk arritën atë që të gjithë e shpresonim-mbetjen në ligë.
Ja deklarata e tij e plotë: