Trajneri kroat Andrej Panadiq ka deklaruar për Open-TV se situata e fundit që ndodhi te skuadra e Ferizajit ka luhatur raportet mes tij dhe klubit.
Ai pohon se është i pikëlluar dhe i zhgënjyer me rënien nga Superliga e Kosovës.
Trajneri kroat thotë se megjithate gjithçka ka mbetur e hapur.
“Unë kam pasur kontratë deri në fund të këtij sezoni. Situata që ndodhi në fund pak na ka luhatur. Ishim shumë optimist pasi bëmë një sezon të shkëlqyeshme, por nuk arritëm të mbesim në ligë. Në këtë moment nuk kam kurrfarë planesh, pasi pak jam edhe i pikëlluar, pak i zhgënjyer, sepse një ndeshje vendosi nëse do të mbesim ose jo në Ligë. Mendoj se tani në këtë moment do të marrë pushim të mirë, dy javë, ku do të mendoj me kokën time dhe besoj se së shpejti do të kthehem me punë. Nuk e di se ku. Njerëzit në klub ishin fantastik, ende nuk është vendosur asgjë, as nga ana e tyre dhe as nga ana ime. Gjithçka është e hapur. Ashtu siç ju duhet atyre pushim, edhe mua më duhet. Ka mjaftë kohë të vendoset se çka më tutje”, tha Panadiq.