KF Ballkani ka njoftuar se drejtori sportiv, Nderim Nexhipi për shkaqe familjare nuk mund të vazhdoj qëndrimin e tij në Kosovë, përcjell Open-TV.
Ballkani e ka falënderuar Nexhipin për kontributin e dhënë gjatë këtyre dy viteve në Suharekë.
“Të dashur tifozë,
Në koordinim të dyanshëm, klubi e ka pranuar kërkesën e drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi, që për shkaqe familjare, nuk mundet të vazhdojë qëndrimin e mëtutjeshëm në Kosovë.
Duke e falenderuar për kontributin e çmuar në rrugëtimet tona të suksseshme, për të FC BALLKANI gjithmonë do të mbetet një shtëpi e hapur.
Faleminderit drejtor, suksese 🧡 @nderimnexhipi11
#FCBallkani”, thuhet në njoftimin e klubit kampion nga Kosova. (Open-TV)